Pas denoncimeve në Report TV, Bashkia Vorë, prefektura dhe bordi i kullimit pastrojnë lumin Tirana

15 Qershor 2020, 15:44| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 16:29

  • Share

Pas denoncimeve të herë pas hershme në Report TV lumi i Tiranës ka filluar të pastrohet. Pikërisht institucionet, të cilat deklaronin se nuk kishin përgjegjësi janë bërë bashkë dhe kanë hequr mbeturinat që kishin 'pushtuar' lumin.

Bashkia e Vorës, prefektura dhe Bordi i Kullimit prej javësh deklaronin se nuk e kishin për detyrë të bënin pastrimin.

Report Tv herë pas herë ka bërë vëzhgime në këtë lumë dhe ka denoncuar 'bombën ekologjike' që shkaktonin mbeturinat e hedhura pa kriter.

Panorama që Report Tv solli për ditë me radhë ka qenë mjaft e trishtë dhe një kambanë alarmi, pasi natyra ka 'ngritur' flamurin e bardhë duke u dorëzuar përballë asaj që i ka bërë njeriu.

Rreth një muaj më parë, ReportTv u interesua pranë ministrisë së Mjedisit e cila tha se duhet të kërkonim informacion pranë agjencisë së mjedisit. Report Tv u interesua edhe pranë IKMT ku përfaqësues të këtij institucioni thanë se ata janë vetëm për të konstatuar e penalizuar shkelësit apo ndotësit me gjobë dhe procedime penale, por jo për pastrimin e territoreve. E sipas tyre pastrimi ishte kompetencë e pushtetit vendor. I gjithë ky ping-pong institucional duket se ka marrë fund, pas pastrimit që iu bë nga bashkia, prefektura dhe bordi i kullimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?