Kronikë

Bashkim Ulaj nis ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Bashkëpunëtori i tij na grabiti tokën, falsifikuan dokumentet! Kallëzim në SPAK

25 Mars, 19:19| Përditesimi: 25 Mars, 22:27

  • Share

VELIPOJË- Biznesmeni Bashkim Ulaj ka nisur me punën për të ndërtuar resortin luksoz “Blue Borgo” në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë. Biznesmeni dhe botuesi pranë Sali Berishës, në fund të vitit 2024 u “shpërblye” nga qeveria me dhënien e statusit të veçantë për ndërtimin e këtij resorti me 5 yje, ndërkohë që nisja e punimeve është pritur me protestë nga banorët, të cilët akuzojnë se Bashkim Ulaj me një person tjetër të quajtur Fatmir Shpellzaj po u grabisin pronat 60 familjeve.

Në një prononcim për mediat, banorët thonë se kanë dokumentet që vërtetojnë se janë pronarë të kësaj toke, por akuzojnë Shpellzajn se ka falsifikuar dokumentet dhe u kanë rrëmbyer tokën.

“Këtu jemi që në 1920 në këtë tokë, pleqtë tanë këtu kam jetuar, këtu kanë vdekur të gjithë. E dimë se është toka jonë, ne kemi bërë letrat në 1996. Kam vendimin e Gjykatës për tokën, në 2008 kemi bërë letrat prapë për këtë tokë. Kemi vendim të Kadastrës, 1996, kemi tapi 1927 që e ka ble gjyshi me franga ari këtë tokë. I kemi çuar këto letra në Tiranë që në 2008, jemi interesuar disa herë, i keni. Si përfundim këto kanë shkuar i kanë vjedh, na kanë hequr dosjen në Tiranë dhe i kanë falsifikuar letrat si kanë dashur vetë. Një Fatmir Shepllza, ky Fatmir Shepllza, i panjohur. Pleqtë tanë këtu kanë jetuar dhe s’ia kemi ditur emrin këtij personi. I panjohur. Ky na ka dalë dhe thotë kam pasur 1650 dynym tokë të miat. Se si i ka bërë letrat ky, komplet falso. Është bërë me Bashkim Ulaj. Ulaj është pronari i rrugës, ky ka falsifikuar letrat. Ne kërkojmë tokën, e kemi me vendim të gjykatës të formës së prerë. Janë letrat që i kemi bërë kallëzim në SPAK. Kur të vdesim ne të gjithë ka mundësi me u fut Ulaj dhe Shpellza. Edhe vdekshim ne, do lëmë gratë e farefisin e në këtë tokë s’ka për t’u fut Bashkim Ulaj”, tha një prej banorëve.

Banorët thonë se nuk do të lejojnë Bashkim Ulajn t’u marrë tokat, ndërsa shprehen se çështjen e kanë çuar deri në SPAK përmes një kallëzimi.

“Ky njeri del nga nëntoka, vjen na merr neve pasurinë. Si ka mundësi me marr 1500 dynym.

Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK, ku jemi drejtuar për këto padrejtësi që po bëhen, për zaptimin e pronave në mënyrë të paligjshme nga persona të veshur me pushtet. Do t’u vijë koha, se pa vdekur të gjithë bashkë, nuk e lëshojmë këtë pronë, është prona e gjyshërve tanë, është amanet i tyre. Shpellza falsifikimin më të dobët që ka bërë me dëgjesë publikë. Askush nga ne nuk është thirrur në dëgjesë publike, janë marrë njerëz me pare. Deri në momentin që gjykata të shprehet këta s’kanë asnjë të drejtë të bëjnë veprime, shihni mjetet. Nuk njohin as gjykatë, as dokument pronësie”, vijojnë banorët.

Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2"  “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.

Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e Ulajt.

Projekti i resortit luksoz

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • filip: 25/03/2025 22:57

    Ky këlysh i Sali non gratës ka pushtuar Shqipërinë,kjo është e tmerrshme,UDB është shum e fortë nuk di se çfar pune bën SHISH..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?