Foto nga shpëtimi

Bota

‘Bashkimi bën mrekullinë’, grupi i të rinjve shpëton familjen franceze pas shpërthimit të zjarrit në banesën e tyre

31 Mars 2021, 15:59| Përditesimi: 31 Mars 2021, 16:04

  • Share

FRANCË-Bashkimi bën fuqinë, por këtë herë bëri mrekullinë!

Një grup të rinjsh në Nantes, të Francës, janë kthyer në heronj, pasi arritën të shpëtojnë një familje, apartamenti i së cilës u përfshi nga flakët.

Videoja teksa të rinjtë, ngjiten mbi ndërtesë për të shpëtuar familjen, po bën xhiron e botës.  

Pjesëtari më i vogël i familjes fatkeqe, ishte edhe foshnja 6 muajshe shpëtimi i së cilës ishte pjesa më delikate e “operacionit”.

Grupi i të rinjve për shpëtimin e saj, vendosi një dyshek në fund të ndërtesës, mbi të cilin u prit foshnja, pasi E “hedhën” prindërit, si të vetmen shpresë për ta shpëtuar nga zjarri.

Një nga të rinjtë e përfshirë në shpëtim, Tahmid, i tha faqes në internet të Ouest-France se vendimi për të hedhur foshnjën nga ballkoni ishte “zgjidhja e fundit e mundshme” ndërsa tymi dilte nga ndërtesa në rrethin Bottière të Nantes.

Foshnja është dërguar në spital në një gjendje të rëndë, megjithatë sipas mjekëve, do të shërohet shpejt.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?