Sandër Lleshaj

Politikë
Top 24

Bashkimi doganor me Kosovën, Sandër Lleshaj: Lehtësohet lëvizja e lirë, por nuk mbaron me kaq

27 Dhjetor 2018, 09:43| Përditesimi: 27 Dhjetor 2018, 09:51

  • Share

Qeveria shqiptare miratoi dje marrëveshjen me Kosovën për dogana të përbashkëta (lexo këtu). Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, e cilëson si një hap shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, ndërsa premton hapa të tjerë shumë të rëndësishëm në vijim.  

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll. Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë” shkruan Lleshaj.

Në datë 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes tyre ajo për heqjen e barrierave ekzistuese ndërmjet dy vendeve. Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve firmosën 9 marrëveshje (lexo këtu).

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?