Kosova & Rajoni

Bashkimi Europian asnjë koment për dorëheqjen e Haradinaj

20 Korrik 2019, 16:13| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 16:16

  • Share

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, nuk ka bërë asnjë koment për vendimin e Haradinajt për të lënë postin si kryeministër i Kosovës, pasi u thirr nga gjykata Speciale në Hagë për t'u intervistuar në lidhje me krimet e luftës në Kosovë.

“Në këtë moment nuk kemi ndonjë koment”, ka theksuar Kocijanic.

Dorëheqja e Haradinajt për shka të gjykatës Speciale vjen vetëm dy vjet që nga krijimi i qeverisë së Kosovës të ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.

Tashmë Kosova pritet që të futet në zgjedhje të parakohshme ndërsa vetë Haradinaj ka thënë se ai dhe partia e tij do të kandidojnë në zgjedhjet që do të mbahen në ditët në vijim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?