Bota

Bashkimi Europian kërcënon me bllokimin e deklaratës finale të G20-ës

28 Qershor 2019, 14:29| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 14:31

  • Share

Bashkimi Europian ka kërcënuar me bllokimin e deklaratës finale të G20-ës, nëse ajo bie ndesh me premtimet e mëparshme mbi ndryshimet klimatike.

“Ne kemi nevojë për një deklaratë të fortë mbi ndryshimet klimatike”, u shpreh Jean-Claude Juncker pak orë përpara samitit, duke shtuar se ai nuk mund të pranonte një tërheqje nga çështja e klimës, e mbështetur në samitin e G20-ës në Buenos Aires.

Juncker gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së rendit global bazuar në rregulla, një mesazh ky i mbështetur edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Faza globale nuk mund të bëhet arenë ku më të fortët diktojnë kushtet e tyre për të dobëtit, ku egoizmi do të dominojë mbi solidaritetin dhe ku emocionet nacionaliste do të dominojnë mbi qëllimet e përbashkëta”, tha Tusk.

Komento

Komente

  • adamo311: 28/06/2019 16:30

    ...ku më të fortët diktojnë kushtet e tyre për të dobëtit!!! Si u sollet ju (EU) me Irandetet, Greket, Holandezet, shkaku i referendumit, apo si silleni ju kundej Hungarezeve, Britanezeve??? O pupull kur da ta kuptonjm se kemi te bejme me rrace fashiste! Poshte Fashistet, NAZI-iste, KABAL-istet, Khazaret, Reptilianet, ..., poshte rraca me degjeneruse ne tere galaksine. Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?