Bashkimi Europian midis Ankarasë dhe Athinës/ Këshilli do të vendosë për sanksione ndaj Turqisë

1 Tetor 2020, 13:58| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 14:02

  • Share

Pas një vere të nxehtë në Mesdheun Lindor, me anije jo turistike por të kërkimit sizmik që nisën misione zbulimi në shelfin kontinental grek dhe brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive qipriote - Bashkimi Europian ‘është thirrur’ të marrë një qëndrim dhe të vendosë nëse do të imponojë ose jo sanksione, gjatë samitit dy-ditor në Bruksel që do të nis të enjten.

Sidoqoftë, tensionet midis Athinës dhe Ankarasë janë qetësuar ditët e fundit, siç u pa edhe nga fjalët e presidentit turk.

"Ne besojmë se nuk ka asnjë çështje që nuk mund të zgjidhet përmes dialogut, negociatave dhe marrëveshjes," - tha Rexhep Tajip Erdogan.

"Sigurisht, kjo qasje është e vlefshme, me kusht që të na bëjnë propozime konkrete, të cilat përshtaten me drejtësinë dhe realitetin".

Dy blloqet europiane për sanksionet

Ndërsa anija kërkomore Oruç Reis është kthyer në Turqi, anijet Yavuz dhe Barbaros vazhdojnë kërkimet e tyre brenda zonës ekonomike qipriotë ndërsa Nikosia zyrtare këmbëngul që sanksionet ndaj Turqisë të vendosen.

"Edhe nëse vendoset tani sanksione, do të duhen disa muaj që ato të hyjnë në fuqi, që të kalojnë nëpër institucionet europiane", shpjegon Aggelos Syrigos, profesor i së drejtës ndërkombëtare. "Unë mendoj se sanksionet do të vendosen, mbase jo aq të ashpra, por do të ketë".

Partnerët europianë duket se kanë formuar dy blloqe, me Gjermaninë që mban presidencën e semestrit europian, duke ndërmjetësuar dhe promovuar hapjen e kontakteve midis Ankarasë dhe Athinës.

“Nga njëra anë janë Franca, Qipro dhe Greqia, si dhe vende të tjera, të tilla si Austria dhe Irlanda . Nga ana tjetër, ekziston një bllok i vendeve të veriut, për të cilat nuk duhet të vendosen sanksione, por më tepër për të hapur një urë dialogu me Turqinë ", vazhdon Syrigos.

"Pala greke është e gatshme të fillojë negociatat, por Turqia nuk pranon sanksione ndaj saj, edhe pse mban dy prej anijeve të saj në zonën ekonomike ekskluzive qipriote".

Nikosia ka theksuar vazhdimisht se përgjigja e Bashkimit Europian ndaj shkeljes së vlerave dhe parimeve themelore nuk mund të jetë vetëm në letër (à la carte).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?