Politikë

Bashkimi i grekëve dhe çamëve në koalicionin e Berishës, Kikia për Report Tv: Shëmti e politikës, bëhet fjalë për interesa, jo principe!

5 Mars, 16:28| Përditesimi: 5 Mars, 16:41

  • Share

Gazetari Mentor Kikia komenton në Report Tv koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, pjesa më e madhe një seri me subjekte politike të panjohura. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Kikia thotë se pjesa më e madhe e këtyre partive që janë bashkuar rreth Berishës janë ‘fiktive’, pa aktivitet politik, por thjesht një kanë në fletë emrin e një kryetari.

“Janë gjitha fiktive. Kanë një emër që është kryetari, s’kanë aktivitet politik, s’kanë as zyra, se seli është fjalë e madhe. Grupi i përfshirë në koalicionin e PD ka për qëllim të mbledhë çdo lloj vote të mundshme në kushtet kur në tërësi vota opozitare është e ndarë në të paktën 5 grupe. PD ka tentuar që të krijojë këtë koalicion, ku pjesa dërrmuese e partive s’kanë vlerën e një koalicioni të mirëfilltë. Ka parti që janë krejtësisht pa profil, por në politikë kur qëllimi kryesor është mbledhja e çdo vote, edhe koalicione të tilla marrin një lloj sensi”, tha Kikia.

Për Kikinë, bashkimi i 25 partive rreth Berishës në koalicionin ‘PD-Alaenca për Shqipërinë Madhështore’, tej interesave, është një lëvizje e detyruar për shkak të pamundësisë për të organizuar të tjera koalicione apo bashkëpunime politike.

“Grup i partive opozitare është parcelizuar në këtë mënyrë për shkak se partitë kanë qartësuar qasjet e tyre ideologjike, politike, interesat elektorale, dhe besoj se janë shoshitur të gjitha alternativat  e mundshme për t’i grupuar ato. Ka disa vija të kuqe që janë të hequra, PD ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e mbetur nga ndarja, ajo e Bashës. Por edhe Basha ka përjashtuar bashkëpunimin me PD e Berishës. Partitë e reja kanë përjashtuar bashkëpunimin me dy partitë  e mëdha. Mundësia s’ka gjetur veten në asnjë prej palëve dhe nuk është bashkuar, Qori me partinë e tij ka përjashtuar çdo bashkëpunimi tjetër për shkak të bushtit të tyre ideologjik dhe ekonomik. Përtej interesave që mund të kishin me njëri tjetrin, përtej logjikës më mirë një bashkim me 5 aktorë të qenësishme se 25 që s’të thonë asgjë në merkaton politike asgjë, mendoj se kanë qenë lëvizje të detyruara për shkak të pamundësive për të organizuar të tjera bashkëpunime apo koalicione të tjera politike”, tha Kikia.

Sa i takon absurdit që bashkimit të çamëve dhe grekëve në koalicionin e Berishës, Kikia thotë se nuk bëhet fjalë për principe, por për interesa. Për partinë e Idrizit thotë se nuk ka më atë peshë, ndërsa e cilëson si një parti që ka bërë akrobaci politike.

“Nuk bëhet fjalë për principe, por interesa. Është pjesë e shëmtisë së politikës, partia e Idrizit nuk ka më atë peshë që ka patur, nuk e di sa ende përfaqëson ato që quhen komuniteti i çamëve në Shqipëri, por i përket partive që kanë bërë akrobaci politike. Koalicioni i PD është një koalicion jo pragmatik, jo ekonomi, jo strategjik, jo politik, është koalicion interesash për të përmbledhur çdo votë të mundshme. Nuk është koalicion çfarë përfaqëson më PDIU dhe përplasjet që ka krijuar ajo në bashkëjetesën me PBDNJ. Interesat si të PD dhe tyre bëjnë që ti mbylli sytë dhe veshët përballë për ideologjike që mund të kenë me njëri tjetrin dhe të kujdesen për rezultatin zgjedhor”, u shpreh ai.

Një koment e ka edhe për Ilir Metën, të cilit sipas marrëveshjes Berisha i jep 4 vende të sigurta.

“Koalicioni me PL është në vijim të bashkëpunimit që ka patur. PL nëse ka më atë peshë që ka patur në kulmin e saj, ka kohë që nuk është provuar, më zgjedhjet vendore nuk dëshmoi sa e kishte fuqinë për shkak se nën logion e saj u fut gjithë opozita. S’mund të themi se sa vlen në markaton politike PL, por përfshirja e saj në koalicion është pjesë e përpjekjes së PD për të mbledhur rreth vetes sa më shumë subjekte politike. Futja e Metës është në listë të sigurt, është një strategji, ligjërisht s’ka pengesë”, tha Kikia.sot li

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • goshi: 05/03/2025 17:47

    ujku dhe delja flenë bashkë...Duke dhe Idrizi nuk janë përfaqësues real të partive që përfaqësojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?