Bashkimi i PD? Në Selinë blu bëhen gati të heqin dyert e blinduara! Berisha: Ka vetëm 1 parti, gjithçka të diskutohet në grup parlamentar

24 Mars 2022, 11:58| Përditesimi: 24 Mars 2022, 17:37

  • Share

Sali Berisha tha para gazetarëve se nuk i njeh qëndrimet e kryesisë, pasi sipas tij janë të shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, por ai shtoi se është i hapur për tu diskutuar.

'‘Dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtari i thjeshtë tek deputet e me radhë se PD është e hapur dhe vullnetplotë për të diskutuar për të debatuar me cdo anëtar të saj cilidoqoftë ai jemi të hapur të bëjmë gjithcka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së votës. Nuk bëhet fjalë më për një kryesi, mbasi ajo është shkarkuar me vendimin e kongresit historik të 11 dhjetorit, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, cilidoqoftë ai nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. Natyrisht fola për 11 dhjetorit, por sanksonimin më të plotë 11 dhjetori e mori me datën 6 mars, kështu që në këtë kontekst ajo që dua të theksoj se siguroj, se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar, PD ka institucionin e saj të plotë të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit, komisioni i rithemelimit. Por gjykoj se debati brenda grupit parlamentar të PD, mund të diskutohet për cdo gjë që parlamentarët e gjykojnë të arsyeshme, sikundër dua të theksoj se edhe ftoj miqtë e mi, të mos harrojmë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë 2 PD, 2 formacione politike, ekziston vetëm 1 PD, unë po takoj njëri mbas tjetrit kryetarët që deri dje, madje edhe në radhën e fundit kanë qenë në takimin që patën me Lulzim Bashën, por që janë haptaz të qartë, se 6 marsi ka vetëm një mesazh, bashkimin. Ja kam thënë Lulzim Bashës në sy se anëtarësia dhe të gjitha janë me 6 marsin dhe nuk duhet të bëjmë spekulime me fjalë. Në grupin parlamentar janë të gjithë anëtarë, përfshi Lulzim Bashën.’- tha Berisha.

Kujtojmë se dje Kryesia e Partisë Demokratike ka ftuar zyrtarisht për bisedime grupin e Sali Berishës, me qëllim kryesor bashkimin e partisë, ndërsa ka njoftuar edhe ngritjen e një grupi pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve dhe pret përfaqësuesit e palës tjetër.

Në qëndrimin e kryesisë së PD-së, të thirrur për herë të parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, i kërkohet grupit të Rithemelimit që të ndërpresin Kuvendin Kombëtar të 30 prillit dhe të lënë menjëherë gjuhën e përçarjes. Kryesia nuk është tërhequr as nga kushti përjashtimin e Sali Berishës. Në një dalje për mediat, Alibeaj tha se vendimi i sotëm i kryesisë, i qëndron vendimeve statutore, ndërsa ai vetë, do të përcaktojë emrat përkatës të grupit të punës.

Deklarata e Alibeajt është pritur me akuza nga Grida Duma e cila tha se ai doli në një deklaratë me 3 pika, por që nuk ishte e dakordësuar me të gjithë pjesën e grupit të deputetëve. Lidhur me bashkimin e PD, Duma u shpreh se  nuk duhet të vihen as kushte paraprake dhe as përjashtime, duke iu referuar këtu edhe Sali Berishës.

 

Ora 12:32
Simbol i tërheqjes për bashkim, PD bëhet gati për të hequr dyert e blinduara! Nisin përgatitjet për tu realizuar ditën e sotme

 

Ishte deputeti Tomorr Alizoti ai që e parashtroi në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, por edhe të tjerë deputetë e kanë shprehur se një prej simbolikave drejt bashkimit të PD-së do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Dhe duket se kjo do të bëhet realitet sot. Report Tv ka mësuar se në Selinë blu po bëhen gati për t'i hequr dyert e blinduara.

Ora 11:49
Bashkimi i PD, Duma: S'mund të nisin negociatat me kushte dhe përjashtime

 

Deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur se në qëllimin për bashkimin e PD nuk duhet të vihen as kushte paraprake dhe as përjashtime, duke iu referuar këtu edhe Sali Berishës. Ajo ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Komanduar, Enkelejd Alibeaj, i cili sipas saj, doli në një deklaratë me 3 pika, por që nuk ishte e dakordësuar me të gjithë pjesën e grupit të deputetëve.

"Nuk ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajal edhe ditën që kemi bërë takimin, kur Basha nuk ishte dorëhequr,vendimi i grupit duhet të ishte i dakordësuar, vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk kërkojmë kushte kur kërkojmë bashkim, negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimi.

Duhet bërë një bisedë e thellë dhe aty le të diskutohen të gjitha, mund të jetë edhe Berisha, po s;ka arsye të kemi frikë nga asgjë që askush. Nuk do të thotë që duhet të kthehem pas nga 9 shtatori, arti i negociatës nuk nis as me kushte",  tha Duma.

Ditën e djeshme, Kryesia e Partisë Demokratike, doli me një deklaratë të rëndësishme ku shpreheshin të hapur për të bërë negocime, mirëpo duhet t'i jepet fund gjuhës së urrejtjes mes demokratëve, mos mbajtjen e Kuvendit të 30 prillit, si edhe i qëndronin vendimit për përjashtimin e  Sali Berishës, i shpallur 'Non Grata' nga SHBA.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dardan: 24/03/2022 17:24

    Sigurisht qe po krijohet partia "demokratike" NON GRATA e madhe me ne krye shokun Sali.... Vazhdoni o shpellare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?