Ministri serb Aleksandar Vulin dhe kryeministri Edi Rama

Kosova & Rajoni

‘Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, aspiratë’, deklarata e Ramës shkakton ‘zhurmë’ në Beograd! Vulin i përgjigje kryeministrit: Vetëm ‘bota’ serbe i ndal

10 Tetor 2021, 18:26| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 18:34

  • Share

Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin dhe njëkohësisht Presidenti i Lëvizjes Socialiste i ka kthyer përgjigje kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në një prononcim për mediat serbe, ai tha se Rama kishte deklaruar se qëllimi i karrierës së tij politike është "Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën", ndërkohë që bën thirrje se e vetmja gjë së mund ta ndalojë këtë është formimi i të ashtuquajturës ‘bota serbe’.

‘Kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se detyra e karrierës së tij politike është "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën", të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën dhe Metohinë sipas Rezolutës 1244, hesht, dhe BE nuk do të lëshojë deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për "të dyja palët e të vetëpërmbahen". Kur unë, i cili nuk jam kryeministër i Serbisë, thërras në emrin tim për unitetin politik të të gjithë serbëve dhe them se detyra e brezit tim është të krijojë një ‘botë serbe’, atëherë i gjithë rajoni reagon dhe BE ka diçka për të thënë. Të gjithë heshtin për ‘Shqipërinë e Madhe’, serbët duhet të flasin”. Pengesa e vetme për ‘Shqipërinë e Madhe’ është krijimi i një ‘bote serbe’’ tha ai për mediat serbe.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive, foli për planet e tij në 2030, aspiratat e tij për Kosovën si dhe tensionet e opozitës. I pyetur për ‘Bashkimin e Shqipërisë së Madhe’, Rama u shpreh se aspiron të bashkojë Shqipërinë me Kosovën, por jo të jetë drejtuesi i tyre në mënyrë kategorike.

‘Jo, sepse dua të kem një pjesë të jetës ku të jem i çliruar nga përgjegjësitë. Është mëse e mjaftueshme për të gjithë që shërbimet e mia ndaj vendit si i pari i punës të kenë një limit.  Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time por jo të jem unë në krye. Kam plane të tjera.’ tha Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 11/10/2021 10:00

    Bota serbe per "Serbine e madh", qe kur ka renie te pandalshme .Tash pritet t'i shkeputet Vojvodina e Sanxhaku dhe serbia te mbetet 'cub pa bisht".Kosova eshte cliruar qe me 12-20 Qershor 1999,u shpalll e pavarur me 17 Skurt 2008, eshte legjitimuar nga GJND edhe nderkombetrisht.Kush enderron enderra te trisht,apo ndokush sheh edhe enderra te "kendshme" eshte e natyres tradicionale e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?