Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova

Politikë

‘Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, aspiratë’, Rusia reagon ndaj deklaratës së Ramës: E papranueshme, Perëndimi të reagojë

11 Tetor 2021, 10:17| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 10:19

  • Share

Rusia ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke e konsideruar të papranueshme. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se ata presin një reagim "të përshtatshëm" nga Perëndimi në lidhje me këtë deklaratë.

"Ne e konsiderojmë deklaratën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një Shqipërie të madhe është në kundërshtim të madh me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe minon stabilitetin në rajon," tha Zakharova.

Sipas Zakharova, kjo deklaratë nuk futet në kontekstin e përpjekjeve të përbashkëta nga Beogradi dhe Tirana për të krijuar një treg të vetëm, si pjesë e nismës rajonale "Ballkani i Hapur" së bashku me Shkupin.

"Ne presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë," përfundoi Zakharova.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive, foli për planet e tij në 2030, aspiratat e tij për Kosovën si dhe tensionet e opozitës. I pyetur për ‘Bashkimin e Shqipërisë së Madhe’, Rama u shpreh se aspiron të bashkojë Shqipërinë me Kosovën, por jo të jetë drejtuesi i tyre në mënyrë kategorike.

Kjo solli edhe përgjigjen e menjëhershme nga Beogradi ku Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ku tha se e vetmja gjë së mund ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së Madhe është formimi i të ashtuquajturës ‘bota serbe’.

Komento

Komente

  • Iris: 12/10/2021 01:07

    Perderisa u bashkua Gjermania,precedenti ligjor-juridik eshte i vendosur, dhe keshtu nuk do te jete e nevojshme njohja e Kosoves si shtet,sepse ajo automatikisht kthehet ne rajon,ose krahine e republikes se Shqiperise, qe njihet si shtet nga te gjithe ata qe s'e njohin Kosoven.Sa per aspirimin kohor te Rames,Gjermanise qe nuk kishte kundershtare e iu desh dyzet e ca vjet,po Kosoves qe ka tere ate lukuni kunder, sa do t'i duhet?!

    Përgjigju
  • kastriot: 11/10/2021 12:34

    po pse mose bashkohemi c'te keqe i kemi bere njerzimite per kundrazi ajo na ka ndare ne gjithe keto pjese ku ne jemi Autoktone ,Rusise i prekete interesi se behmi me te fuqishem nga Serbet pune e madhe Bashkime do ndothe dhe eshte shume afer na i kane borce se ata na coptuane

    Përgjigju
  • Populli: 11/10/2021 11:09

    Rusia dhe Putini te na e hane sa te kemi SHBA-ne NATON dhe BE-ne

    Përgjigju
  • Arbër: 11/10/2021 10:48

    Km "ynë" i bën me qëllim këto teza vetëm e vetëm për ta larguar sa më shumë e sa më larg qeshtjen e vertet të bashkimit kombëtar...!!!

    Përgjigju
  • F-35: 11/10/2021 10:34

    Kerkoni nga Serbia te njohe Kosoven pra! I dime interesat tuaja gjeopolitike ne Ballkan e me gjere, dhe qe shqiptaret i konsideroni faktor kunder projekteve ruse. Cfare duhet te bejme, te presim pasojat e humorit e strategjise tuaj qartazi antishqipetare?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?