Albin Kurti

Bashkimi Kombëtar, Kurti: Nuk e harrojmë, është qëllimi ynë kryesor

11 Qershor 2023, 18:15| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 18:16

  • Share

KOSOVË- Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje nuk e përmend më aq shpesh bashkimin kombëtar, sa në opozitë, Kurti ka vijuar ta sjellë në vëmendje madje e cilësuar si qëllim kryesor.

Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, kryeministri tha sot se “nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit”.

“Dje, të dashur aktivistë ishte 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, kur aktivistët tanë risjellin parullat ‘Lidhja është gjallë’ dhe ‘Jemi një’. Nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit sepse duam të ecim përpara të gjithë fuqishëm”, tha Kurti.

“E nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh aktivist, të jesh i lirë të qëndrosh i paepur për bindjet e tua. Por jo për bindjet individuale, sepse angazhimi për bindjet individuale më shumë prodhon analistë sesa aktivistë”, shtoi ai.

Ndër të tjera ai tha se është qëllimi kryesor i vetëvendosjes.

 “Qëllimin tonë e ka përcaktuar projekti i papërfunduar i Lidhjes së Prizrenit dhe busulla jonë janë mendimi politik që kalon prej Sami Frashërit te Fan Noli, motrat Qiriazi e deri te Ukshin Hoti”, tha Kurti.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisnik: 12/06/2023 20:28

    Per cfar bashkimi kombetar flet ky derri mac.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?