Bashkitë e drejtuara nga opozita s'i binden KQZ-së! Rama: Mos bini pre e katërshes

14 Qershor 2019, 13:38| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 19:26

  • Share

Bashkitë e drejtuara nga përfaqësues të PD-së dhe LSI-së në të gjithë vendin nuk i binden Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ana tjetër kryeministri i ka bërë thirrje të mos bien pre e katërshes që drejton opozitën pasi ligji nuk ka mëdyshje.

Nga veriu në jug, të gjitha bashkitë i kanë drejtuar (pjesa tjetër pritet) nga një letër KQZ-së dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin.

Por shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa edhe KQZ e ka injoruar vendimin e kreut të shtetit duke vijuar përgatitjet për 30 Qershorin. "Bashkitë janë të dyzuar me dy dekretet dhe sa kohe që nuk ka një vendim nga gjykata Kushtetuese duhet të zbatojnë dekretin e dytë të Presidentit në të kundërt mbajnë përgjegjësi ligjore, KQZ, ministria e Brendshme, duhet urgjentisht të nxjerrë urdhra për të shpjeguar si mund të bëhen në Shqipëri zgjedhjet monopartiake. KZAZ ndodhet në pallatin e Kulturës dhe kërkojnë që të lirohet" deklaroi kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Bashkitë e drejtuara nga PD-ja

Bashkia Shkodër
Voltana Ademi

Bashkia Kamëz
Xhelal Mziu

Bashkia Lezhë
Fran Frrokaj

Bashkia Pogradec
Eduart Kapri

Bashkia Kukës
Bashkim Shehu

Bashkia Vau i Dejës
Zef Hila

Bashkia Devoll
Bledjon Nallbati

Bashkia Mallakastër
Agron Kapllanaj

Bashkia Mat
Nezir Rizvani

Bashkia Vorë
Fiqiri Ismaili

Bashkia Selenicë
Përparim Shametaj

Bashkia Tropojë
Besnik Dushaj

Bashkia Dropull
Arqile Deçka

Bashkia Përmet
Niko Shupuli

Bashkia Klos
Basir Çupa

Bashkitë e drejtuara nga LSI
Skrapari
Nesim Spahiu

Cërriku
Altin Toska

Delvina
Rigels Balili

Bulqiza
Melaim Damzi

Kuçova
Selfo Kapllani

Prrenjasi
Miranda Rira

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisheku: 14/06/2019 16:22

    dektreti i Presidentin do te zbatohet. Me 30.06.2019 do te behen zgjedhjet lokale. Ju mbase doni te thoni CDEKRETI qe ska numer as vend per zbatim. Po te behej sikur mendoni dhe deshironi ju te plotfuqshmit para ligjit dhe se drejtes do te thote se ju nuk leshoni bashkite dhe mazhoranca e sotme nuk leshon pas zgjedhjeve te ardhshme ministrite pasi do priten cdekretet e leshuara te mr preshit. Kjo shpresojme se nuk do te ndodhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?