Bashkitë në aksion, shpërndahen pakot ushqimore dhe medikamentet për pensionistët

21 Mars 2020, 16:09| Përditesimi: 21 Mars 2020, 16:55

  • Share

Në të gjithë vendin ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore nga Rezervat e Shtetit për pensionistët dhe familjet në nevojë. Grupet e punës të bashkive nga veri në jug të vendit kanë shpërndarë pakot ushqimore dhe medikamente për pensionistët që jetojnë vetëm, ndërsa u bëhet thirrje që të mos dalin nga shtëpia dhe të telefonojnë në numrat e dhënë për çdo problem dhe kërkesë që kanë dhe shërbimi do ju vijë në shtëpi nga bashkia.

Në të gjitha bashkitë e vendin, grupet e punës kanë informuar pensionistët se pensioni do ju vijë në shtëpi dhe se ata nuk duhet të dalin, por të ruajnë veten në shtëpi. Madje edhe një ekip mjekësor do të vizitojnë pensionistët në mënyrë periodike për të parë shëndetin dhe gjendjen e tyre.   

Kjo praktikë pune është në zbatim të urdhrit të kryeministrit për të gjithë pensionistët dhe familjet në nevojë të ndihmohen në këtë kohë të vështirë ku u kërkohet të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi koronavirusi kërcënon seriozisht shëndetin dhe jetën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?