Bashkitë në vështirësi financiare me administrator, eksperti Haxhimali në Report Tv: Kundra, i cenohet autonomia! Qeveria duhet t’i kishte marrë përsipër borxhet

5 Gusht 2022, 15:11| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 17:48

  • Share

Bashkitë të cilat gjenden në vështirësi financiare shumë shpejt mund të kalojnë nën menaxhimin e pushtetit qendror, dhe kryebashkiakët të humbasin administrimin e tyre, por eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali tha në Report Tv se pavarësisht faktit se administratori mund te jetë vërtet i nevojshëm dhe i aftë në ndihmën që do të japë për menaxhimin e situatës, sipas tij cenohet autonomia e pushtetit vendor në bazë të asaj që parashikohet në Kushtetutë. Eksperti Agron Haxhimali thotë se zgjidhja duhet të gjendet nga vetë organet kompetente të qeverisjes vendore.

“Nëse njësitë e qeverisë vendore që paraqesin problem, Për një kategori të bashkive si Vora dhe Kavaja, të cilat mbi 80% detyrim huamarrje ose borxhe në raporte me buxhetin e parashikuar shpenzime brenda vitit, këto ndodhen në kushte  “falimenti’, pasi institucionet publike nuk falimentojnë , por janë në vështirësi. Përderisa këto bashki nuk janë në gjendje  të ofrojnë shërbime publike as në minimale, atëherë qeveria dërgon administratorin për t’i nxjerrë nga kjo situatë. E kam kundërshtuar pasi bie ndesh me kushtetutshmërinë e bashkisë, pasi janë institucione autonome, të pa varura, duhet ta gjejë zgjidhjen te këshilli. Administratori mund të jetë shumë i aftë, por de-legjitimohet i zgjedhuri. Bie legjitimeti i pushtetit, këshillit, ‘zhveshim’ institucionet  nga autonomia.”, u shpreh eksperti Haxhimali.

Sipas tij, zgjidhja do të ishte jo caktimi i administratorëve, por që qeveria të merrte përsipër të gjitha borxhet e bashkive, madje që  prej momentit të daljes së 61 bashkive nga Reforma Territoriale.

“Qeveria duhet të përdorte mekanizma të tjera, bashkitë kanë një barrë të detyrimeve nga palët e treta, ga bërja e investimeve dhe mos  shlyerja për të cilat nuk kanë bërë pagesat, që me bërjen e reformës, qeveria duhet t’i merrte për sipër borxhet e pushtetit vendor, nga 61 bashkitë e reja  të dala nga Reforma Territoriale , ta nisnin pa borxhe qeverisjen e tyre.”, tha ai.

Pas disa thirrjesh për kryetarët e bashkive që kanë detyrime të papaguara që t’i reduktojnë ato, Ministria e Financave ka shpallur konkursin për administratorët e njësive të vetëqeverisjes vendore. Në urdhrin e ministrisë thuhet se do të përcaktohet administrator për ato bashki që do të kenë vështirësi serioze financiare dhe paaftësi paguese.

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/08/2022 00:25

    O //ekspert//,por s'jane keta as te paret,as te fundit qe perfundojne me administratore.Ne U.S ka patur plot raste si Michigani, N.Y ne shtetin e N.Y, Harrisburg.PA, Chelsea.MA, Camden e Atlantic ct.N.J.Kur kane probleme qytetet e shtetet amerikane,c'mund te thuash per Voren dhe Kavajen e Shqiperise?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?