Foto ilustruese

Sport

Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'

13 Dhjetor 2024, 16:04| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 16:06

  • Share

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do mblidhet të hënën e 16 dhjetorit në Lozanë (Zvicër) për të vendosur në lidhje me kompeticionet që ajo organizon. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet dhe miratohet bashkorganizimi i Euro 2027 për moshat nën 21 vjeç mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Edhe pse në agjendën e punimeve nuk ceket kjo temë, afatet kohore e bëjnë të pamundur që UEFA mos i japë dritë jeshile këtij projekti. Në garë për bashkorganizimin e Euro 2027 për U-21 janë Shqipëria dhe Serbia si një kandidat i vetëm dhe paçka kundërshtisë nga shumë faktorë për një bashkëpunim të tillë, gjithçka duket e përfunduar.

Të shumta kanë qenë reagimet e shqiptarëve kundër një bashkëpunimi me Serbinë, por që duket se kanë rënë në vesh të shurdhët. Si e vetmja kandidaturë, duket se mungon vetëm "ok" që Shqipëria dhe Serbia të bashkëpunojnë për një turne të tillë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?