Kalaja e Bashtovës

Kronikë

'Bashtova Festival', aktiviteti që ka në fokus trashëgiminë dhe mjedisin

29 Gusht 2019, 10:46| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 19:31

  • Share

 “Bashtova Festival” do të jetë një nga aktivitetet artistike këtë fund gushti. Në kalanë e Bashtovës në Rrogozhinës do të jenë tri net me muzikë nga artistët shqiptarë. Kryeministri Edi Rama theksoi se nga dita e nesërme ky festival do të ofrojë për pushuesit e vizitorët muzikën më të mirë dhe aktivitete të tjera në natyrën spektakolare të zonës.

Mirëmëngjes dhe me ftesën për të mos humbur Festivalin e Bashtovës që nga 30 gushti do të ofrojë për pushuesit e vizitorët 3 ditë të mbushura me muzikën më të mirë e plot aktivitete të tjera në natyrën spektakolare të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

15 artistë  nga Kosova dhe Shqipëria do të mblidhen nesër në Bashtovë për të performuar në festival. Festivali ka në fokus mjedisin e trashëgiminë dhe synon të ofrojë shkëputje për tri ditë nga jeta dinamike urbane. “Bashtova Festival 2019” do të mbahet nga 30 gushti deri më 1 shtator.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?