Moment nga ndeshja

Basketboll/ Akti i parë flet për Partizanin, vajzat e kuqe fitojnë derbin në shtëpinë e Tiranës

13 Prill, 13:15| Përditesimi: 13 Prill, 13:19

  • Share

Kampionati kombëtar i basketbollit për vajza është në fazën play-off. Në Pallatin e Sportit "Farie Hoti" vendaset e Tiranës u mundën 54-56 në derbi nga Partizani, kjo për aktin e parë të kësaj faze.

Të besuarat e Eliverta Bujarit fituan me vetëm dy pikë diferencë, duke siguruar një sukses të rëndësishëm për më tej dhe shkojnë në ndeshjen e kthimit në "Asllan Rusi" (16 prill 17:30) në epërsi.

Dueli ishte i ekulibruar në parket, teksa gjithçka u vendos vetëm gjashtë sekonda nga fundi, me amerikanen Antoinette Bannister që ishte deçizive me pikët e saj për Partizanin.

Në çerekun e parë Tirana dominoi dhe e mbylli 24-11, ndërsa i dyti ishte i ekuilibruar për 10-10. Më pas Partizani mori kontrollin dhe e nisi pjesën e dytë me 13-23, ndërsa çereku i katërt 7-12, për rezultatin final 54-56.

Morina Bojka e Tiranës ishte më e mira në fushë me 18 pikë, ndërsa Ketjona Fekollari me 12 pikë më e mira për Partizanin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?