Superliga në basketboll për meshkuj ka zhvilluar në fundjavë dy ndeshjet e mbetura për javën e 14-të të kampionatit. Besëlidhja ka fituar 75-67 kundër Teutës duke vijuar kryesimin e tabelës, ndërsa Tirana ka fituar me diferencë 88-121 kundër Vllaznisë në Shkodër.
Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", Besëlidhja ia doli të fitojë 75-67 kundër Teutës. Lezhjanët treguan edhe në këtë duel se ardhja nga Kategoria e Parë si kampion i ka dhënë një tjetër hov kampionatit të basketbollit, me Besëlidhjen që kryeson klasifikimin me 25 pikë, një më shumë se Teuta.
Në "Qazim Dervishi" në Shkodër, Vllaznia vendase humbi thellë 88-121 me Tiranën. Kryeqytetasit e Karaj kanë treguar nivel të lartë loje, duke lënë në fundin e renditjes kuqeblutë. Nga ana tjetër, bardheblutë me 21 pikë mbajnë vendin e katërt.
Rezultatet:
Besëlidhja 75-67 Teuta
Vllaznia 88-121 Tirana
Renditja: