Superliga shqiptare e basketbollit për meshkuj është në fazën play-off, ose thënë ndryshe në serinë e gjysmëfinaleve. Sukses të rëndësishëm në ndeshjen e dytë siguroi Besëlidhja, që mposhti 74-92 Vllazninë në Shkodër duke e dërguar në 2-0 serinë e ndeshjeve mes tyre. Nga ana tjetër Apolonia fitoi 83-71 kundër Teutës dhe e dërgon në 1-1 rezultatin e përgjithshëm mes tyre.
Në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, vendasit e Vllaznisë nuk mundën të barazonin ndeshjet me Besëlidhjen, duke u mposhtur sërish nga lezhjanët me rezultatin 74-92. Veç çerekut të dytë që Vllaznia e mbylli në avantazh, periodat e tjera folën për miqtë (15-24, 22-19, 17-28, 20-21). Më 18 prill në orën 18:00 në "Asllan Rusi" Besëlidhja ka mundësinë të kalojë në finale pasi me një fitore në ndeshjen e tretë do arrinte këtë sukses.
Në Fier, Apolonia fitoi 83-71 me Teutën dhe barazon serinë në 1-1. Apolonia ishte më e saktë në tre periodat e para duke i mbyllur në avantazh 27-24, 21-17 dhe 23-16, teksa në çerekun e katërt Teuta e mbylli 12-14 me dy pikë epërsi, por pa mundur të shkurtonte diferencën. Më 17 prill zhvillohet ndeshja e tretë mes tyre.
Faza play-off:
Gjysmëfinale-Meshkuj
Ndeshjet e para
Teuta – Apolonia, 83-82
Besëlidhja – Vllaznia, 78-65
Ndeshjet e dyta
Apolonia – Teuta, 83-71 (1-1)
Vllaznia – Besëlidhja, 74-92 (0-2)
Ndeshjet e treta
17 prill 18:00 Teuta – Apolonia
18 prill 18:00 Besëlidhja – Vllaznia
Play Out-Meshkuj
12 prill Tirana – Elbasani, 140-58 (1-0)
16 prill 18:00 Elbasani – Tirana
Komente
