Besëlidhja në basketbollin për meshkuj nuk njeh rivalë dhe të hënën në parketin e ‘Asllan Rusit’ ka siguruar fitoren e shtatë radhazi në kampionat. Lezhjanët mposhtën Kamza Basket me dhjetë pikë diferencë, 88-78.
Perioda e parë ishte në ekuilibër, të cilën lezhjanët e Afrim Bilalit e fituan 23-19. Besëlidhja e nisi shkëputjen në periodën e dytë, që e fitoi 30-20 dhe në pushim kryesoi 53-39.
Avantazhi nuk u thelluar në periodën e tretë, e cila u mbyll në barazim 14-14 dhe në total 67-53. Kamza Basket u mundua të ngushtojë avantazhin duke fituar periodën e katër 21-25, por suksesi i buzëqeshi Besëlidhjes, 88-78. Pas kësaj ndeshje, Besëlidhja mban vendin e parë me 14 pikë dhe Kamza Basket ndodhet në vendin e tretë me 10 pikë.