Basketbolli elitar për meshkuj në Shqipëri ka nisur të premte me raundin e dytë. Në Pallatin e Sportit "Tomorr Sinani", Elbasani fitoi 98-68 kundër Fierit, duke marrë kreun momentale në renditje. Në kryeqytet, Tirana fitoi 92-66 kundër Vllaznisë në "Farie Hoti", teksa siguron suksesin e parë këtë sezon të ri. Ndërkohë programi vijon këtë të shtunë me ndeshjet e radhës.
Në "Tomorr Sinani", Elbasani nuk e llogariti Fierin, duke fituar 98-68. Sfida u vendos që në periodën e parë, me vendasit që fituan 26-5, teksa i dyti doli 22-26, me verdheblutë që shkuan në pushim me epërsi. Në çerekun e tretë, Fieri fitoi 23-24 duke mos rihapur sfidën. 27-13 përfundoi çereku i katërt, për rezultatin final 98-68. Me këtë sukses, Elbasani mban kreun e renditjes me katër pikë. Në këtë takim ishte Anyanu i Fierit që shënoi 34 pikë, duke mos ndihmuar dot të tijtë.
Elbasani 98-68 Fieri
Në "Farie Hoti", Tirana fitoi 92-66 kundër Vllaznisë. Bardheblutë kampionë në fuqi humbën vetëm në çerekun e fundit të ndeshjes, teksa dominuan në parket. 21-18, 26-8, 25-16 dhe 20-24 u mbyllën periodat e lojës. Me 22 pikë, më i miri në parket ishte Saab i shkodranëve, teksa Hysenagolli dhe Myles të Tiranës shënuan nga 17 pikë. Pas fitores, ekipi i drejtuar nga Erkand Karaj e ka mendjen në javën që vjen, ku i pret derbi me Partizanin.
Java 2:
Elbasani 98-68 Fieri
Tirana 92-66 Vllaznia
14 tetor
Skënderbeu - Partizani 17:00
Apolonia - Teuta 18:30
15 tetor
Besëlidhja - Kamza 18:00
Renditja: