Basketboll/ Flamurtari i vajzave vendos 'diktatin', mund në finale Partizanin dhe ngre Kupën e Shqipërisë

29 Shtator 2023, 10:31| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 15:19

  • Share

Flamurtari është fitues i Kupës së Shqipërisë në basketbollin e vajzave. Në finalen e zhvilluar në Pallatin e Sportit "Dhimitraq Goga" në Fllakë të Durrësit, vajzat e Elona Hasanaj mundën Partizanin në një ndeshje të luftuar, e cila u mbyll 72-70.

Vlonjatet e nisën mirë takimin, duke fituar çerekun e parë në parket 20-13. Më pas vajzat e Partizanit e morën veten, duke fituar 15-16 dhe 10-23. Diferenca e madhe e krijuar në periodën e tretë zgjoi vajzat vlonjate, teksa në çerekun e fundit fituan 27-18. Duheshin sekondat e fundit që dueli të fliste për Flamurtarin, me diferencën që ishte vetëm dy pikë.

Më shumë pikë në këtë duel shënoi Trinity Vasquez e vlonjateve, plot 20-të, teksa Asia Lanae 16-të. Te Partizani ishte Samra Omerbasic që shënoi 16 pikë, ndërsa Ornela Lalaj 14 pikë. Me suksesin e arritur, Flamurtari i shton një tjetër trofe klubit.

Moment nga ndeshja

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?