Momenti i ngritjes së trofeve

Basketboll/ Flamurtari për femra dhe Besëlidhja për meshkuj kampion të Superkupës! Për lezhjanët historike

9 Tetor, 09:34| Përditesimi: 9 Tetor, 09:41

  • Share

Basketbolli shqiptar zhvilloi finalet e Superkupës, ku për femra triumfoi Flamurtari, ndërsa Besëlidhja shkroi historinë duke e marrë këtë trofe për herë të parë te meshkujt.

Flamurtari 81-59 Tirana

Flamurtari është shpallur për herë të pesëmbëdhjetë fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Sportit në Fier, ndërsa vlonjatet e Agim Dalipit kanë patur përballë Tiranën, e cila është kampione në fuqi.

Një javë më parë skuadrat u ndeshën mes tyre në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit, që u zhvillua në Elbasan, ndërsa fituan vajzat bardheblu. Tanimë llogaritë dolën ndryshe, me vajzat vlonjate që çuan trofeun në qytetin bregdetar. Lojtarja më e mirë e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra ishte Jonson.

Besëlidhja 100-57 Tirana

Besëlidhja është për herë të parë fituese e Superkupës së Shqipërisë për meshkuj. Në një finale të dominuar tërësisht nga lezhjanët, në fund erdhi një fitore me 43 pikë diferencë për Besëlidhjen. 100-57 ndaj Tiranës, ndërsa Besëlidhja e Afrim Bilalit është dalluar veçanërisht në gjuajtjet për tre pikë, duke realizuar 15 të tilla. Lojtari më i mirë i finales ishte Julian Hamati i Besëlidhjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?