Momente nga ndeshja Flamurtari-Studenti

Basketboll/ Flamurtari shkëlqen në gjysmëfinale, vajzat vlonjate shumë të forta për Studentin

29 Prill 2022, 12:28| Përditesimi: 29 Prill 2022, 12:38

  • Share

Gjysmfinalja e parë në basketbollin e femrave mes Flamurtarit dhe Studentit i ka takuar vajzave vlonjate, të cilat kanë fituar pa shumë vështirësi. Në pallatin e sporti ‘Flamurtari’ sfida u mbyll me rezultatin 76-52, duke marrë një fitore që u jep një bonus të madh vajzave të drejtuara nga Elona Hasanaj.

Diferencën e ka bërë Flamurtari në 10 minutat e dyta kur ka shënuar plot 33 pikë dhe vetëm 7 nga Studenti, me pjesën e parë që u mbyll 55-22. Pas pushimit për ekipin vlonjat ka patur mundësi aktivizimi për vajzat e reja ndërsa ka administruar me shumë qetësi ndeshjen, duke parë edhe diferencën. Në fund shifrat rregjistrojnë 76-52 teksa ndeshja e dytë do luhet të dielën në Tiranë, aty ku Flamurtari do të kërkojë vetëm fitoren për të menduar më pas ndeshjen finale ku do të presë një mes skuadrave të Partizanit apo Tiranës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?