Sezoni i rregull në Superligën shqiptare të basketbollit për meshkuj është mbyllur dje, teksa në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, Vllaznia vendase humbi 55-95 kundër Teutës. Tanimë shkodranët sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa në 20 përballjet e këtij sezoni fituan vetëm një ndeshje dhe humbën 19-të.
Teuta nuk e pati aspak të vështirë të siguronte fitoren në këtë përballje, duke kryesuar nga fillimi e deri në fund. Skuadra e Melzin Lazimit triumfoi në shifrat 55-95 (11-18, 24-22, 11-26, 9- 29).
Me përfundimin e javës së 20-të, tanimë do të jetë radha e pjesës së fazës “play-off”, aty ku do të vendosen edhe fatet e titullit kampion, me Besëlidhjen dhe Teutën që kryesojnë me pikë të njëjta, ndjekur nga Tirana.
Besëlidhja si kryesuese, do të përballet në gjysmëfinale me Kamzën e vendit të katërt, ndërsa Teuta e vendit të dytë do të ndeshet me Tiranën (3). Ndërkohë, për sa i përket zonës “play out”, do të kemi sfidën Apolonia-Partizani.
Renditja: