Basketboll/ Merr jetë ‘Liga Unike’ Kosovë-Shqipëri, nesër logon e prezanton Rama

9 Shtator 2020, 14:14| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 14:16

  • Share

Pas fjalëve tashmë është edhe zyrtare. Shqipëria dhe Kosova do të kenë një ligë të përbashkët basketbolli e cila do të themelohet ditën e nesërme. Lajmin e ka dhënë federata kosovare e futbollit, por që ishte bërë e ditur më herët nga vetë presidenti i FSHB Avni Ponari, në një intervistë për Report TV.

Përveç Ministres së Arsimit Rinisë dhe Sporteve që do të jetë nesër prezent, nuk do të mungojë as kyeministri Rama, i apasionuar pas këtij sporti. Veç të tjerave Rama do të prezantojë edhe logon e ‘Ligës Unike’.

Njoftimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës

Të enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE.

Pas një pune të gjatë dhe intensive mes dy federatave, më në fund po jetësohet ëndrra për zhvillimin e veprimtarive basketbollistike të trevave shqiptare.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Liga Unike pritet të fillojë së shpejti, gjatë këtij edicioni sportiv, dhe parashikohet të jetë shumë interesante, duke zgjuar interesimin e tifozëve shqiptarë, kurse në parket pritet të ketë shumë rivalitet mes skuadrave që do të përfshihen në këtë kompeticion.

Po ashtu të enjten Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që përbëhet nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, do të mbajë mbledhjen e parë, ku do të emërojë edhe Kryetarin e Bordit Drejtues,  e do të emërojnë stafin e zyrës së Ligës UNIKE.

Duhet theksuar se ky është një hap i madh për basketbollin në hapësirat shqiptare duke formuar ligën UNIKE.

Ky projekt është përkrahur nga komuniteti i basktebollit në Shqipëri dhe Kosovë, duke e konsideruar atë si një event të shumëpritur dhe gjithashtu është përkrahur edhe nga FIBA Evropa.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 10/09/2020 14:56

    .... dhe pallatet e lojrave me dore do te mbushen plot me spektatore ...... Urime dhe fillim te mbare . Shpresojme qe te realizohen edhe ne sportet e tjera, se do te kemi shume me teper te ardhurash qe do te sherbejne per pergatijen e filizave te rijne .

    Përgjigju
  • geg hyseni: 10/09/2020 13:46

    Kur punes i gjendet i zoti realizohet çdo objektiv... Urime z.Ponari...Admiral ne dete, gjeneral ne biznes dhe president ne sport

    Përgjigju
  • Wayne: 09/09/2020 19:53

    Yessssssssssssssssss Bravo, o si mjalt lexohët ly lajm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?