Foto ilustruese

Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës

15 Maj, 20:32| Përditesimi: 15 Maj, 20:33

  • Share

TIRANË - Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj është në fazën e finaleve. Këtë të mërkurë në sallën sportive "Feti Borova" në kryeqytet, Besëlidhja fitoi 103 - 72 kundër Teutës duke e çuar në 1-0 serinë e finaleve mes tyre dhe duke i dhënë lezhjanëve një avantazh për duelet e radhës.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Teutën, ndërsa Besëlidhja përmbysi në të dytën për fitoren. Çereku i parë u mbyll 17-22 për Teutën, ndërsa edhe i dyti foli për durrsakët 21-23.

Paçka se shtatë pikë më pas, në pjesën e dytë Besëlidhja përmbysi gjithçka. Çereku i tretë foli 38-11 për Besëlidhjen, me lezhjanët që këtu bënë diferencën. Edhe perioda e fundit u mbyll 27-16 për lezhjanët, që në fund fituan 103-72.

Lojtari i ndeshjes ishte Julian Hamati i Besëlidhjes me 32 pikë, 11 kërcime në tabelë dhe një asist. Te Teuta Jay Thomas Small shënoi 22 pikë. Tani skuadrat do përballen në finalen e dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?