TIRANË - Në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’ në kryeqytet u zhvillua finalja e parë (nga pesë) në Superligën e basketbollit për meshkuj. Besëlidhja ‘dërrmoi’ 132-68 Teutën dhe shkon në ndeshjen e kthimit me avantazhin e merituar në parket.
Në çerekun e parë durrsakët rezistuan dhe u mposhtën me vetëm dy pikë diferencë, 27-25. Në periodën e dytë skuadra e Afrim Bilalit triumfoi 37-17, për ta mbyllur pjesën e parë 64-42.
Çereku i tretë ishte ai që vendosi gjithçka pasi Besëlidhja fitoi 30-8, ndërsa në periodën e katërt lezhjanët fituan 38-18. Tanimë me rezultatin final 132-68 Besëlidhja shkon në ndeshjen e kthimit e avantazhuar në kërkim për të mbrojtur titullin kampion. Përballja e kthimit do luhet të hënën në Pallatin e Sportit ‘Ramazan Njala’ të Durrësit.
Lojtari më i mirë i ndeshjes së parë ishte Vinsent Grazhdani i Besëlidhjes me 21 pikë dhe 11 kërcime në tabelë.
Komente
