Besëlidhja vs Teuta

Sport

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja ‘dërrmon’ Teutën në ndeshjen e parë finale të play-off

25 Prill, 12:55| Përditesimi: 25 Prill, 12:58

  • Share

TIRANË - Në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’ në kryeqytet u zhvillua finalja e parë (nga pesë) në Superligën e basketbollit për meshkuj. Besëlidhja ‘dërrmoi’ 132-68 Teutën dhe shkon në ndeshjen e kthimit me avantazhin e merituar në parket.

Në çerekun e parë durrsakët rezistuan dhe u mposhtën me vetëm dy pikë diferencë, 27-25. Në periodën e dytë skuadra e Afrim Bilalit triumfoi 37-17, për ta mbyllur pjesën e parë 64-42.

Çereku i tretë ishte ai që vendosi gjithçka pasi Besëlidhja fitoi 30-8, ndërsa në periodën e katërt lezhjanët fituan 38-18. Tanimë me rezultatin final 132-68 Besëlidhja shkon në ndeshjen e kthimit e avantazhuar në kërkim për të mbrojtur titullin kampion. Përballja e kthimit do luhet të hënën në Pallatin e Sportit ‘Ramazan Njala’ të Durrësit.

Lojtari më i mirë i ndeshjes së parë ishte Vinsent Grazhdani i Besëlidhjes me 21 pikë dhe 11 kërcime në tabelë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?