Superliga e basketbolli për meshkuj vijon me fazën play-off dhe Besëlidhja e Lezhës ka fituar ndeshje e dytë kundër Tiranës. Djemtë e Afrim Bilalit mposhtën 63-89 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Tiranën, duke e çuar serinë në 2-0 mes tyre në play-off dhe janë pranë finales.
Lezhjanët kanë dominuar sezonin duke e mbyllur kampionatin e rregullt në vendin e parë, teksa edhe në gjysmëfinalet e play-off kanë vijuar ecurinë e mirë.
Pasi fituan ndeshjen e parë me 10 pikë diferencë në "Asllan Rusi" tre ditë më parë, Besëlidhja mposhti sërish Tiranën, këtë herë në "Farie Hoti". Dueli i kësaj të shtunë u dominua nga lezhjanët që fituan në secilin çerek të lojës. 17-22, 18-27, 17-25 dhe 11-15 u mbyllën periodat për rezultatin final 63-89.
Më i miri në fushë për Besëlidhjen ishte Julian Hamati me 25 pikë, 13 kërcime në tabelë dhe katër asiste. Ndërkohë te Tirana Gerard Davies shënoi 22 pikë, gjashtë kërcime në tabelë dhe një asist.