Besëlidhja - Vllaznia, moment nga seritë e play-off

Sport

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'likuidon' Vllazninë dhe shkon në finale, Teuta merr epërsinë kundër Apolonisë

19 Prill, 09:42| Përditesimi: 19 Prill, 09:44

  • Share

Elita e Superligës shqiptare të basketbollit për meshkuj ka mësuar finalistin e parë. Besëlidhja mposhti Vllazninë edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale dhe kryesimi i serisë play-off në 3-0 bëri që lezhjanët të jenë finalistë, duke dashur të mbrojnë titullin kampion. Ndërkohë që Teuta merr avantazhin 2-1 kundër Apolonisë.

Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, Besëlidhja mposhti 95-79 Vllazninë për herë të tretë në seritë play-off të gjysmëfinaleve. Tanimë lezhjanët janë në finale dhe do kërkojnë të mbrojnë titullin kampion. Sfida në parket nuk ishte e lehtë për Besëlidhjen, që pas pjesës së parë e pa veten në disavantazh 39-44. Çereku i tretë ishte deçiziv në këtë takim, me djemtë e Afrim Bilalit që e mbyllën 34-17 duke marrë avantazhin. Edhe perioda e katërt foli 22-18 për Besëlidhjen që me rezultatin final 95-79 siguron finalen.

Nga ana tjetër, në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës, Teuta fitoi 82-81 kundër Apolonisë dhe siguron epërinë 2-1 në serinë play-off të gjysmëfinaleve. Në Durrës u desh shtesa për të përcaktuar fituesin, pasi katër periodat u mbyllën 72-72. Në fund, me një pikë më shumë Teuta merr avantazhin dhe ka një mundësi për të prekur finalen që në ndeshjen e radhës, që nuk do jetë aq e lehtë në Fier.

Superliga e basketbollit për meshkuj, gjysmëfinalet play-off:

Ndeshjet e para

Teuta - Apolonia, 83-82

Besëlidhja - Vllaznia, 78-65

Ndeshjet e dyta

Apolonia - Teuta, 83-71

Vllaznia - Besëlidhja, 74-92

Ndeshjet e treta

Teuta - Apolonia, 82-81 (2-1)

Besëlidhja - Vllaznia, 95-79 (3-0)

Ndeshja e katërt

Apolonia - Teuta

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?