Teuta - Vllaznia

Basketboll meshkuj/ Teuta eliminon Vllazninë pas 5 ndeshjeve, gjen Besëlidhjen në finale

12 Maj, 21:29| Përditesimi: 12 Maj, 21:30

  • Share

Teuta - Besëlidhja do jetë finalja play-off në basketbollin për meshkuj, aty ku do vendoset edhe fituesi i kampionatit kombëtar.

Në Pallatin e Sporti "Ramazan Njala" në Durrës, Teuta fitoi 79-70 në gjysmëfinalen e pestë dhe të fundit kundër Vllaznisë, teksa e dërgon në 3-2 serinë e ndeshjeve duke marrë biletën për në finalen me Besëlidhjen, me lezhjanët që eliminuan Tiranën.

Në Durrës çereku i parë foli për vendasit 24-20, teksa ai i dytë 12-14 për Vllazninë, me Teutën që e mbylli në avantazhin e dy pikëve pjesën e parë. Në çerekun e tretë Teuta fitoi 21-19 dhe në atë të fundit 22-17 për rezultatin final 79-70.

Te Teuta Brandon Ismael Lauani shënoi 21 pikë dhe ishte më i miri në fushë, teksa Elian Memçaj shtoi 20-të dhe Patric Bacon 18. Te Vllaznia Craig Lamont Saab ishte më i miri me 19 pikë, por nuk mundi t'i ndihmonte të tijtë për të siguruar finalet.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?