Besëlidhja - Teuta do jetë finalja e Superligës shqiptare në basketboll për meshkuj. Pasi lezhjanët e kishin siguruar më herët një vend në serinë e finalave, diçka të tillë bëri edhe Teuta duke kaluar Apoloninë.
Në ndeshjen e katërt mes tyre, në Pallatin e Sportit në Fier vendasit e Apolonisë u mposhtën 66-69 nga Teuta. Durrsakët e çojnë në 1-3 serinë e gjysmëfinaleve dhe marrin biletën për në finale.
NDESHJA - Në parket çereku i parë u fitua 20-22 nga Teuta, teksa skuadrat shkuan në barazimin 37-37 në pushimin e ndeshjes. Dueli u vendos në çerekun e tretë, fituar 17-23 nga Teuta. Megjithëse Apolonia fitoi periodën e fundit 12-9, ishte Teuta që me tre pikë më shumë fitoi një duel të fortë mes shumë të pranishmëve.
Ashtu sikurse në sezonin e kaluar, Teuta do përballet me Besëlidhjen në finalet për titullin kampion, teksa lezhjanët mbeten favoritët e mëdhenj për t’u konfirmuar në fron.
Tiras Morton i Teutës ishte lojtari i ndeshjes, me amerikanin që regjistroi 19 pikë, 13 kërcime në tabelë dhe 3 asistime. 18 pikë dhe 10 kërcime për Bryan Powell, ndërsa Kristi Gorea e mbylli me 12 pikë e 9 kërcime. Për Apoloninë nuk mjaftuan Bradley Kaboza me 16 pikë e 10 kërcime si dhe Jibril Harris, autor i 10 pikëve dhe 12 kërcimeve.
Superliga e basketbollit për meshkuj, gjysmëfinalet play-off:
Ndeshjet e para
Teuta - Apolonia, 83-82
Besëlidhja - Vllaznia, 78-65
Ndeshjet e dyta
Apolonia - Teuta, 83-71
Vllaznia - Besëlidhja, 74-92
Ndeshjet e treta
Teuta - Apolonia, 82-81 (2-1)
Besëlidhja - Vllaznia, 95-79 (3-0)
Ndeshja e katërt
Apolonia 66-69 Teuta (1-3)
Komente
