Basketboll në Shkodër për të harruar luftën, vajza afgane me lot në sy: Për ne është fat që gjendemi në vendin tuaj

28 Dhjetor 2021, 15:44| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 16:03

  • Share

Një ndeshje basketbolli për të harruar për disa minuta luftën në vendin e tyre me talebanët. Kjo ndeshje u zhvillua në pallatin e sportit të Shkodrës ‘Qazim Dervishi’ ku ekipi i Vllaznisë luajti përballë një skuadre me vajza afgane, pjesë e ekipit kombtër afgan, të cilat u detyruan të lënë sportin në vendin e tyre për të shpëtuar jetën. Njëra prej tyre, e quajtur Malalai Anëari, tregoi mes lotësh se sa e rëndësishme ishte për ta ardhja në Shqipëri.

“Ne e duam vendin tuaj. Ne vërtetë e duam vendin tuaj (qan). Ju nuk jeni të lumtur që jetoni këtu, por për ne ishte mundësia e vetme për të jetuar. Po jetojme dhe po marrim frymë tani. Atje gjithçka ka marrë fund, asnjërit nuk i lejohet të dalë nga shtëpia, por gjithsesi kam ndërmend që të kthehem përsëri sepse është vendi im,”-u shpreh Malalai Anwari, basketbolliste afgane.

“Jam shumë e lumtur që jam larg talebanëve, e sigurtë dhe që po luaj basketboll,”-tha Parisa Wahedi, basketbollistë afgane.

Jamshid Akbari, trajneri i basketbollistëve afgane, thotë se 25 vajza të kombëtares kanë mbetur në Afganistan.

“Fatkeqësisht nuk është e gjithë skuadra, pasi 25 vajza kanë mbetur atje. Është një situatë e vështirë sidomos për vajzat që nuk stërviten dhe nuk lejohet të dalin nga shtëpitë, për këtë ndihem keq,”-deklaroi Jamshid Akbari, trajner basketbolli.

Një pjesë e afganëve që u zhvendosën në shqipëri janë vendosur në Shëngjin dhe shoqatat atje organizojnë shpesh evenimente me qëllim socializimin e tyre.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?