Festa e Partizanit me trofeun

Basketboll/ Rezultat i ngushtë kundër Flamurtarit, Partizani i vajzave fiton Superkupën e Shqipërisë

1 Dhjetor 2023, 12:02| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 12:04

  • Share

U zhvllua dje finalja e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Partizani triumfoi 77-74 kundër Flamurtarit dhe ngriti trofeun e kampiones në Pallatin e Sportit "Feti Borova" në kryeqytet.

Vajzat e Eliverta Bujarit fituan me vetëm tri pikë diferencë, teksa dueli shkoi edhe në shtesë duke qenë një fund me të vërtetë dramatik. Koha e rregullt u mbyll 60-60, teksa as shtesa e parë nuk mjaftoi për të përcaktuar ekipin fitues.

Në 5 minutat e dyta të shtesës Partizani fitoi 13-10, duke bërë që festa të ishte e kuqe. Kështu vajzat e Agim Dalipit dolën të humbura nga parketi, edhe pse zhvilluan një sfidë fantastike.

Në fund sekretari i FSHB-së Franko Bushati dhe kreu i KOKSH Fidel Ylli i akorduan trofeun kapitenes së Partizanit, Ornela Lalaj.

Partizani 77-74 Flamurtari (10-16, 19-19, 17-9, 14-16, 4-4, 13-10 )

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?