Fitorja e Teutës me Tiranën

Basketboll/ Teuta mposht Tiranën dhe merr kreun, Besëlidhja kërcënon durrsakët! Vllaznia s'di të fitojë

23 Mars 2023, 16:21| Përditesimi: 23 Mars 2023, 16:22

  • Share

Superliga e meshkujve në basketboll për meshkuj ka zhvilluar javën e 18-të. Pas tre dueleve të këtij raundi, Teuta merr kreun e renditjes me pikë të barabarta me Besëlidhjen.

Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", Teuta vendase fitoi 90-63 kundër Tiranës në kryendeshjen e javës. Dueli u dominua nga durrsakët, që në fund fituan me 27 pikë diferencë kundër djemve të Karajt. Më të mirët në fushë për Teutën ishin Patterson me 20 pikë dhe Sulivan me 17 pikë. Te Tirana Hysenagolli me 17 pikë nuk mundi të ndihmonte të tijtë.

Në përballjen mes Besëlidhjes dhe Apolonisë në "Asllan Rusi", lezhjanët fituan 94 - 64 në një ndeshje të dominuar prej tyre. Me këtë sukses Besëlidhja barazon Teutën në krye me 32 pikë.

Në Shkodër, në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi", Vllaznia vendase humbi 74-87 kundër Kamza Basket. Vendasit nuk dinë të fitojnë dhe tanimë të rrëzuar në Kategorinë e Parë duket se e kanë humbur motivin e konkurrencës.

Pas kësaj jave, Teuta qëndron në krye me 32 pikë, aq sa ka edhe Besëlidhja e vendit të dytë. Tirana vetëm e treta me 28 pikë, ndjekur nga Kamza me 27 të tilla. Në fund Vllaznia që sezonin që vjen do luajë në Kategorinë e Parë në basketboll.

Raundi i 19-të do zhvillohet të premte dhe të shtunë. Të premte Apolonia luan me Kamzën, teksa të shtunë Teuta pret Besëlidhjen në 18:00, ndërsa në "Farie Hoti" në kryeqytet, Tirana luan me Vllazninë në 19:00.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?