Superliga e basketbolli për meshkuj në Shqipëri ka zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale në play-off, teksa ka mësuar edhe finalen e madhe të sezonit. Tirana dhe Besëlidhja janë dy skuadrat që do diskutojnë trofeun e rëndësishëm të koshit.
Në Kamëz, vendasit humbën 58-87 kundër Besëlidhjes, me lezhjanët debutues në Superligë që fitojnë edhe në ndeshjen e dytë dhe marrin një biletë për në finale.
Emocione dhe spektakël në "Farie Hoti". Me Pallatin e Sportit të tejmbushur në kryeqytet, Tirana mundi 78-63 Teutën kampione në fuqi. Djemtë e Erkand Karaj bënë një mbrojtje të mirë, teksa marrin fitoren e dytë kundër durrsakëve për finalen e madhe. Tre ndeshjet finale luhen në 19, 22 dhe 26 prill.
Gjysmëfinale-Play off
Ndeshjet e para
Teuta – Tirana 71-83
Besëlidhja – Kamza Basket 84-72
Ndeshjet e dyta
Tirana – Teuta 78-63
Kamza Basket – Besëlidhja 58-87
Finalet:
19 prill Besëlidhja - Tirana
22 prill Tirana - Besëlidhja
26 prill Besëlidhja - Tirana