Çaste nga Tirana - Besëlidhja

Basketboll/ Tirana fiton me kryesuesit e Besëlidhjes, Teuta mund Kamzën në transfertë! Ndryshon renditja

14 Mars 2023, 21:57
  • Share

Superliga shqiptare në basketboll për meshkuj mbylli javën e 16-të. Dje Apolonia fitoi me Vllazninë, duke dërguar shkodranët në Kategorinë e Parë. Kjo e martë ka vijuar me dy ndeshjet e radhës. Në orën 18:00 në Pallatin e Sportit në Kamëz, vendasit e Kamzës humbën 73-78 kundër Teutës. "Djemtë e Detit" ia dolën të marrin fitoren e dytë në radhë, duke marrë kreun.

Në orën 19:30 në Pallatin e Sportit "Farie Hoti" në kryeqytet, Tirana vendase fitoi 81-73 me kryesuesit e Besëlidhjes, duke ndezur garën në fundin e kampionatit. Bardheblutë e Erkand Karaj u treguan të saktë në tre nga katër periodat, duke qenë dominues në parket.

Perioda e parë u fitua 21-16 nga Tirana, teksa e dyta 23-15. Në periodën e tretë lezhianët fituan 10-22, ndërsa në atë finale Tirana fitoi 27-20 për rezultatin e përgjithshëm 81-73.

Pas kësaj jave, Teuta merr kreun me 28 pikë, aqsa ka edhe Besëlidhja e vendit të dytë. Tirana qëndron e treta me 25 pikë, duke qenë në garë për trofeun. Në fund Apolonia, teksa Vllaznia është e rrëzuar në Kategorinë e Parë edhe matematikisht.

Renditja pas javës së 16-të:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?