Basketbolli ndez kryeqytetin, Tirana fituese e Kupës: Triumfi kundër Vllaznisë për 'Tirona Fanatics'

8 Shkurt 2022, 11:20| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 14:25

  • Share

Për herë të 19 Tirana e basketbollit për meshkuj është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë në një atmosferë të jashtëzakonshme në sallën e sportit ‘Farie Hoti’, falë mbështetjes së ‘Tirona Fanatics’, mposhtën 77-63 me pikë Vllazninë.

“Kur ka passion mbi të gjitha rezultatet arrihen. Kjo kupë është fryt i një pune të jashtëzakonshme të stafit të klubit sportiv Tirana, të trajnerit, të sportistëve dhe tifozërisë për mbështetjen,”-deklaroi Deborah Keci, shefe e klubit shumësportësh te Tirana.

“Është një stimul më i madh për ne që tani të kemi kampionatin për synim. Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dy ekipet, por jam shumë i kënaqur që ndeshjen e fituam ne në fund,”-tha Eldi Hysa, basketbollist i Tiranës.

“Djemtë tanë treguan karakterin bardheblu që ka ekzistuar gjithmonë ndër vite. Pavarësisht se cilësia nuk ishte njësoj me kundërshtarët, por zemra që basketbollistët tanë japin në fushë është shumë më shumë se kushdo i huaj apo çfarëdo qoftë nga krahu tjetër. E gjitha kjo vjen falë mbështetjes së atyre që janë prapa, ‘Tirona Fanatics’, pa ato s’do kishim bërë dot gjë,”-u shpreh Erkand Karaj, trajner i Tiranës.

“Falendëroj tifozët e Tironës, ‘Tirona Fantics’, sepse janë lojtari i 6 i joni. Falenderoj familjen time, mbesën time sepse goca nuk erdhi dot,”-tha Redi Vogli, kapiten i Tiranës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?