Basketbollisti Gazmend Sinani

Kosova & Rajoni
Sport

Basketbollistët përfshihen në aksident tragjik në Kosovë, humb jetën lojtari i famshëm

23 Qershor 2018, 10:31| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 10:34

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kosovë. Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani ka humbur jetën pas aksidentit rrugor, raporton 'zëri'.

Lajmin për vdekjen e Sinanit e ka bërë publik Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre. Sinani u nda nga jeta në një moshë të re 27 vite dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës. Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime trupore.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.

Përveç Prishtinës, Sinani ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi. Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli. 

Komento

Komente

  • Kamaleoni: 23/06/2018 11:04

    Gjynah ne mes te rinise, u prehte ne paqe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?