Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës për vendosjen e basteve sportive dhe prerjen e paligjshme të pyjeve.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘’Basti I fundit’’, në pranga kanë rënë 58 vjeçari P.J dhe 61 vjeçari Y.K të cilët u kapën në lokalin e Y.K teksa vinin baste sportive online me anë të celularit.
Gjithashtu, policia ka arrestuar 37 vjeçarin me iniciale D.H i cili është kapur duke transportuar një sasi drush të prerë në mënyrë paligjshme. Po ashtu nisi hetimi për 62 vjeçarin M.M. Policia ka sekuestruar automjetet e të dy personave.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.