Bastet? Nëse luani 200 lekë fitoni më pak se 5 lekë, e qeveria gjysmën e monedhës! Braçe tregon shembullin e ngre zërin: Do ta mbysin sportin, fiton vetëm organizatori

13 Shkurt, 11:50| Përditesimi: 13 Shkurt, 11:57

  • Share

Deputeti Socialist Erjon Braçe është kundër basteve si një aktivitet që do të sjellë pasoja të rënda ekonomiko sociale të familjeve shqiptare e ku fitues është vetëm organizatori.

“Bastet do ta mbysin sportin, nga bastet fiton vetëm organizatori, askush tjetër! Bastet nuk ju bëjnë të pasur” thotë Braçe me zë të lartë në një videopostim në Instagram.

Braçe është i bindur se teoria që me baste do të fuqizohet sport është gënjeshtër e mashtrim

“A jeni në terezi, pse me lekët e basteve do të mbahet sporti? Pse me lekët e basteve bëhet sporti”

Braçe thotë se nga bastet fiton vetëm organizatori dhe si shembull për të ‘hedhur poshtë’ atë që e quan propagandë të disave që janë të interesuar ta miratojnë këtë pr/ligj tregon me një shembull të thjeshtë sa fiton lojtari, sa qeveria dhe sa organizatori

“Nga 200 lekë të luajtura nga lojtari sporti s'do të marrë as 5 lekë, pra 4.5 lëke, dhe tregon monedhen 5 lekëshe. Ndërkohë nga 200 lekë të luajtura nga lojtari, nga viktima do të shkojë si tvsh në buxhetin e shtetit 2.32 lekë pra më pak se gjysma e 5 lekëshit”

I indinjuar nga një emision transmetuar mbrëmë në television publik ku këmbëngulet se bastet do të ndihmojnë të lulëzojë sporti Braçe thotë se do të ndodhë e kundërta.

“Miserabilitete. Bastet do ta mbysin sportin.

Kërkon që televizionet publike të përcillet mesazhi i qartë se bastet do të mbysin sportin

Nga bastet fiton vetëm organizatori, askush tjetër! Bastet nuk ju bëjnë të pasur”

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bastexhiu: 14/02/2024 07:18

    Per kuriozitet, mbi cfare studimi apo statistikash e bazon z. Braçe faktin qe lojtari merr mbrapa x Leke? Duken numra te sajuar. Gjithashtu fakti qe fiton vetem organizatori sipas z. Braçe eshte po ashtu jo e vertete.

    Përgjigju
  • Vlora: 13/02/2024 13:19

    Përshëndetje Erion edhe un jam kundër bastevepor këtu ku jetoji (në Finland)bastet I organizon Shteti.Përse nuk organizoni edhe Ju??

    Përgjigju
    • Besi: 13/02/2024 14:24

      as shtetit nuk i leverdis me te financoje 10% internentin per online, 25% mbikqyresin e online, 60% fituesin i bie te ulet subvencionimi per sportin o Anduel

  • Besi: 13/02/2024 13:03

    bastet ne salla sportive eshte subvencioni me i drejtperdrejte ndaj sportit dhe aktiviteteve sportive do apo sdo erjon braqe dhe 15 perqind e 200 lekeshit nuk jane 5 leke po ky nuk di te beje as aritmetike apo edhe ky si andueli prapa fotos se ismail qemalit therret 5 dhe shkruan 15

    Përgjigju
    • Tasimi: 13/02/2024 16:57

      Ky thot baste vidh nga ana tjeter tokat e shkatrro vendin me grupin kriminal qe ska emer me drejtoreshen e shishit dhe me drejtorin e arkivave shteterore kto qe tr helmonj me merkurio

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?