Foto ilustruese

Kronikë

Bastisën 13 banesa në Kavajë dhe fshatrat përreth, arrestohen 4 persona

26 Janar 2019, 10:03| Përditesimi: 26 Janar 2019, 10:08

  • Share

Katër persona janë arrestuar këtë të shtunë për 13 vjedhje banesash të ndodhura më parë në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.

Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, ndaluan G. I., 25 vjeç; S. K., 27 vjeç; Q. P., 43 vjeç dhe V. L., 19 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të personave të përmendur për veprat penale “vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?