Kronikë

Bastisën tabakinon në rrugën Milot-Lezhë dhe tentuan arratinë drejt Malit të Zi, arrestohen 2 adoleshentët nga Kosova! (VIDEO)

18 Gusht, 12:02| Përditesimi: 18 Gusht, 12:13

  • Share

Lezhë- Plaçkitën një tabakino gjatë orëve të natës, identifikohen dhe arrestohen disa orë pas krimit 2 shqiptarët nga Kosova, të dyshuar për ngjarjen.

Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që përdorën për të kryer vjedhjen. Si provë materiale u sekuestrua edhe mjeti në fjalë.

“Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë dje, për vjedhje në një tabakino, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:  A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë”, bëri me dije policia vendore.

Nga hetimet dyshohet se adoleshentët gjatë natës, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një tabakino në aksin rrugor Milot-Lezhë dhe më pas kanë tentuar të largohen me automjet, drejt Malit të Zi.

Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaci: 18/08/2025 13:14

    Po çfare adoleshente mo, jane nga 18 secili, te penalizueshem qe çke me te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?