Jordan Bardella dhe Marine Le Pen

Bota

Bastisen zyrat e ekstremistëve në Francë pas dënimit të Marine Le Pen

9 Korrik, 17:36| Përditesimi: 9 Korrik, 17:41

  • Share

Në kuadër të një hetimi të lidhur me shkeljen e rregullave financiare të fushatës elektorale, autoritetet franceze kanë bastisur selinë e partisë së të djathtës ekstreme, Bashkimi Kombëtar.

Zyra e prokurorit në Paris deklaroi se hetimi synon të zbardhë nëse Bashkimi Kombëtar e ka financuar një pjesë të fushatave të tij përmes borxheve të paligjshme mes viteve 2020-2024.

Sipas mediave të huaja, hetimi lidhet me mundësinë e pastrimit të parave dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara gjatë fushatës presidenciale të vitit 2022, asaj të zgjedhjeve legjislative të të njëjtit vit dhe të zgjedhjeve evropiane në vitin 2024.

Kryetari i partisë, Jordan Bardella, në reagimin e tij e ka quajtur bastisjen një “fushatë të re ngacmimi”. Në një postim në rrjetin “X”, Bardella ka deklaruar se oficerë të armatosur dhe nga radhët e policisë gjyqësore kishin bastisur zyrat e partisë në Paris, duke konfiskuar dokumente dhe servera kompjuterësh që përmbanin email-e dhe të dhëna të tjera.

“Të gjitha dosjet që përmbajnë të dhënat mbi fushatat elektorale rajonale, presidenciale, parlamentare dhe euro-parlamentare nga sot ndodhen në duart e gjyqësorit”, ka shkruar Bardella, duke shtuar se nuk ishte vënë në dijeni të motiveve të kontrollit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?