Baza ushtarake ruse Savasleyka

Dronët ukrainas sulmojnë aeroportin ushtarak të Savasleykas! Hakerat bllokojnë aksesin në Telegram dhe WhatsApp në Rusi

21 Gusht, 20:15| Përditesimi: 21 Gusht, 20:40

  • Share

Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se dronët kamikazë ukrainas sulmuan aeroportin ushtarak rus të Savasleyka, në lindje të Moskës në rajonin e Nizhny Novgorod ditën e sotme.

Sipas La Repubblica, një avion Mig-31 dhe dy avionë Il-76 u shkatërruan dhe pesë të tjerë u dëmtuan.

Ndërkohë, në Rusi disa shërbime online, duke përfshirë shërbimet e mesazheve WhatsApp dhe Telegram, pësuan bllokime të përkohshme ditën e sotme për shkak të një sulmi nga hakerat, sipas Roskomnadzor, agjencia shtetërore e kontrollit të telekomunikacionit.

Bllokimi ndodhi në orën 14:00 me orën e Moskës (13:00 me orën italiane), por u tha se sulmi "u zmbraps" dhe një orë më vonë shërbimet u kthyen në normalitet.

Përveç Whatsapp dhe Telegram, hakerat prekën edhe shërbimet e disa bankave, operatorëve celularë, rrjetit social rus VKontakte dhe gjigantit rus të shërbimeve online Yandex.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?