Bastisjet ruse, dëmtimi i termocentraleve në 4 rajone

20 Qershor, 10:14| Përditesimi: 20 Qershor, 10:34

  • Share

1717830707_luftaneukraine.JPG

Rusia sulmoi mbrëmë territorin ukrainas me 27 dronë kamikaze, të cilët u rrëzuan plotësisht nga mbrojtja ajrore ukrainase dhe 9 raketa të llojeve të ndryshme, nga të cilat 5 u rëzuan. Lajmin e raportoi Forca Ajrore, duke specifikuar se sulmi masiv kishte në shënjestër sistemin elektrik të Ukrainës.

Sipas kompanisë private Dtek, një nga termocentralet e saj ka pësuar dëmtime serioze gjatë sulmit. Tre nga punonjësit e saj u plagosën. Që nga marsi i vitit të kaluar, Dtek ka humbur 90% të kapacitetit të saj prodhues për shkak të sulmeve ruse.

Kompania publike e energjisë Ukrenergo raportoi dëme në infrastrukturë në rajonet e Kievit, Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Vinitisia.

Që nga 22 marsi, Rusia ka nisur sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që kanë shkatërruar rreth gjysmën e kapacitetit prodhues të vendit. Autoritetet ukrainase u detyruan të vendosin ndërprerje të planifikuara ditore gjatë gjithë kohës për shkak të deficitit energjetik.

Sulmet me raketa dhe dronë u zhvilluan territorin e rajoneve të Kievit, Dnipropetrovsk dhe Poltava, Zaporizhzhia, Mikolayiv dhe Kherson, Donetsk dhe Khmelnytskyy dhe Vinitsia.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rumania do t'i dhurojë Ukrainës një sistem Patriot! Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për furnizimin me armë të Kievit


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?