Foto ilustruese

Kronikë

Bathore/ Ra nga lartësia e katit të parë teksa ishte duke punuar në kantierin e një pallati, dëmtohet 40-vjeçari! Dërgohet në spital

18 Shtator, 12:46| Përditesimi: 18 Shtator, 13:04

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një pallat në një ndërtim në zonën e Bathores. Policia bën me dije se një 40-vjeçar, duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e katit të parë dhe është dëmtuar.

Ndërsa në njoftim theksohet se 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Informacion paraprak/Rreth orës 09:10, në Bathore, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e katit të parë punëtori, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?