Politikë

VIDEO/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR pranojnë live në konferencë se në Shqipëri nuk ka autocensurë

12 Maj, 17:56| Përditesimi: 13 Maj, 00:41

  • Share

TIRANË- Vëzhguesit e OSBE-ODIHR prezantuan sot në një konferencë për shtyp gjetjet paraprake pas monitorimit të procesit zgjedhor të 11 majit. Ndërsa prezantuan të gjitha gjetjet e tyre, një nga pikat ku u ndalën vëzhguesit e OSBE-ODIHR ishte edhe çështja e medias, pjesë e cila në raport shfaqej kritike.

Në raportin e prezantuar, vëzhguesit ngritën shqetësimin se media shqiptare vuan nga ndërhyrjet e pronarëve në autonominë editoriale, si dhe nga vetëcensura mes gazetarëve, gjë që ndikon drejtpërdrejt në informacionin që u jepet qytetarëve.

Që në paragrafin e parë të raportit evidentohej se “Përqendrimi i pronësisë së medias që dëmton shumësinë e burimeve të lajmeve, së bashku me vetëcensurën midis gazetarëve dhe dy partitë më të mëdha që dominojnë mbulimin e lajmeve, kufizoi mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar”.

Më tej, në raport shkruhet se “Ndërhyrjet e shpeshta të pronarëve të mediave në autonominë editoriale, së bashku me vetëcensurën mes gazetarëve, ndikojnë negativisht në informacionin që i vihet në dispozicion publikut.

Pavarësisht çkishin shkruar në raport, koalicioni i vëzhguesve të zgjedhjeve realitetin e gjetën ndryshe në Tiranë. U deshën vetëm pak minuta që koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi të pranonte se konstatimi në raport ishte i gabuar.

Karimi, e surprizuar, u kujdes ta merrte fjalën në mënyrë të veçantë,  për të dhënë këtë mesazh: 

"Dhe një koment duke u nisur nga ajo që thatë ju, Katia, unë jam shumë e lumtur që shoh që autocensura e gazetarëve që e përmendëm në fakt është shumë e lartë, që e kemi përmendur. Ndërkohë këtu nuk shoh ndonjë autocensurë dhe kjo është shumë interesante në fakt që ta shohësh. Ju falënderoj në fakt për të gjitha këto pyetje kritike, sepse ne e kemi përmendur me forcë punën e medias, pavarësinë e medias, gazetarinë investigative, i kemi përmendur këto në raport. Ndërkohë këtu shoh më shumë pluralizëm”

Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri përfshiu 365 vëzhgues gjithsej nga 47 vende, përfshirë 238 ekspertë nga ODIHR-i, 97 parlamentarë dhe staf nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, 22 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës-ja dhe 12 nga Parlamenti Evropian.

 

(Kliko këtu) Për të lexuar raportin e plotë për zgjedhjet të 11 majit të OSBE-ODIHR në anglisht

H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: